Dyrnjaja: Kemi një demokraci jo funksionale, Rama është problemi

Gazetari, Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se demokracia në Shqipëri është jo funksionale.

“Kemi një demokraci jo funksionale, kemi një demokraci hibride. Kjo që po ndodh me përfaqësimin që kemi në parlament është më skandaloze se ç’mund ta mendonim.

Kujtoj fjalimin e asaj zonjës që është turp t’i thuash edhe deputete.  Është tmerri i tmerreve se ku ka arritur përfaqësimi.

Është jashtë parlamentit zoti Ceka, është jashtë parlamentit zoti Shehi dhe shumë të tjerë.

Dhe janë shumë njerëz aty që s’kanë lidhje fare me politikën me parlamentarizmin me ligj-bërjen me ligjvënien, me konceptin e shtetit dhe të gjitha të tjerat. Ky është një deformim i demokracisë  nga të gjitha palët”, u shpreh Dyrnaja.

SHKARKO APP