Dyrnjaja: Rama është tek pjesa e ezaurimit ekstrem të pushtetit të vetvetes

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, duke komentuar marrëdhëniet midis Ilir Metës dhe Edi Ramës dhe ta se në fund, ata kanë bërë pazar.

Pjesë nga biseda: 

Hila: E gërryen Ramën kjo?

Swiss Digital Desktop Reklama

DyrnjajaRama është mësuar me pushtetin absolut. Më shumë gërryen bashkëshorten e Metës. Unë them që Meta dhe Rama i kanë rregulluar dhe prishur marrëdhëniet midis tyre në raport me balancat e përfitimin politik. Janë konfrontuar por në fund fare kanë bërë pazar. Në fund fare ka fituar Rama në çdo rast. Edhe me rastin e mos dekretimit po shkojmë në dekretim. Edhe me rastin e shefit të SHISh e mbajti një vit dhe e dekretoi. Unë dyshoj se ata bëjnë gjithmonë marrëveshje. Rama gërryen vetveten. Është tek pjesa e ezaurimit ekstrem të pushtetit të vetvetes. Është fiks ai zogu që është në degën e vet dhe po e sharron me shpejtësi degën e vet. I vetmi njeri që mund t’i presë degën Edi Ramës është vetë Edi Rama. Nuk shoh ta kërcënojë dikush tjetër Ramën nga pikëpamja politike dhe elektorale në këto rrethana që jemi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?