Dyshime për “para të pista” – 194 blerje pronash me burime të pajustifikuara financiare në 2017

Në vitin 2017 janë raportuar 194 blerje të dyshimta pasurish të patundshme me burime të pajustifikuara financiare. Ky numër transaksionesh të dyshimta është raportuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave kryesisht nga bankat dhe noterët.

Televizioni “Scan” ka zbardhur të dhënat zyrtare të blerjeve të dyshimta të pronave të cilat rezultojnë në ulje krahasuar me vitet e mëparshme. Në vitin 2016, janë raportuar nga bankat, noterët e zyrat e regjistrimi 258 blerje pronash me burime të panjohura financiare,  24% më shumë se në vitin 2017. Viti me numrin më të lartë të raportimeve për pastrim parash përmes blerjeve të pronave ka qenë 205-a, kur janë raportuar në total 421 transaksione të dyshimta me burime të panjohura financiare.

Investimi në ndërtim apo në blerje pasurim të paluajtshme vijon të mbetet një prej rrugëve kryesore që përdoren për të futur në qarkullim paratë e siguruara nga aktivitetet kriminale apo korrupsioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?