“Dyshime që malazezi i arrestuar në Gjermani ka lidhje me sulmet në Paris”

 

Policia malazeze konfirmoi të shtunën që policia gjermane ka arrestuar një burrë 51 vjeç me origjinë nga Podgorica me 5 nëntor.

Policia gjermane gjeti “shumë armë automatike, pistoleta dhe eksplozivë” në makinën e tij.

Policia malazeze tha që i dyshuari nuk ishte “mysliman” dhe se policia gjermane nuk e kishte lidhur direkt me organizata ekstremiste islamike.

“Nuk ka asnjë informacion që ai mund të jetë i lidhur me sulmet terroriste të së premtes në Paris,” policia tha.

Ata u shprehën që iu është kërkuar të kontrollonin identitetin e një qytetari malazez, i cili është i dyshuar për trafik armësh në Gjermani.

“Nga të dhënat e administratës policore V.V nuk identifikohet si një person që përbën rrezik për sigurinë,” policia shpjegoi.

Ambasadorja malazeze në Paris, Dragica Ponorac, i tha medias që autoritetet Franceze nuk e kishin informuar mbi një lidhje të mundshme midis një qytetari malazez dhe sulmeve terroriste në Francë.

Kryeministri i rajonit Gjerman të Bavarisë, Horst Seehofer tha të shtunën se ai dyshonte që malazezi i arrestuar javën që shkoi me armë në Gjermani, ishte i lidhur me terroristët islamikë që vranë më shumë së 128 njerëz në Paris të premten në mbrëmje.

“Ka arsye të besojmë që ai mund të jetë pjesë,” tha Seehofer.

Policia e Bavarisë ka deklaruar se arrestimi u krye me 5 nëntor gjatë një kontrolli rutinë në autostradën që lidh Mynihun me Salcburgun.

Ai dyshohet se po udhëtonte drejt Parisit por ky fakt nuk është konfirmuar.

Burri është nga Mal i Zi por ka refuzuar të flasë në burg. Ai nuk ka punësuar akoma një avokat mbrojtës.

Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një nate sulmesh në Paris ku persona të armatosur qëlluan me breshëri mbi restorante, masakruan më shumë se 100 pjesëmarrës në një koncert dhe ndërmorën sulme vetëvrasëse mbi stadiumin kombëtar të futbollit , Stade de France.

President Francois Hollande ka fajësuar Shtetin Islamik për sulmet. ISIS gjithashtu ka deklaruar se është përgjegjës për vrasjet, duke i justifikuar ato me rolin e Francës në Siri.

BIRN

SHKARKO APP