Dyshimet e policisë: Burri hapi gazin dhe i vuri flakën
Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar, mbrëmjen e djeshme.
Bëhet me dije se në fshatin Gjergjan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre Vasil (Shyqo) Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Sabrie Liçi, 61 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Vasil Liçi ka hapur bombolën e gazit dhe më pas i ka vënë flakën.
Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet se nga asfiksia kanë ndërruar jetë bashkëshortët.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja, por çifti kishte ndërruar jetë.
Paraprakisht mendohet se ngjarja është e qëllimshme nga ana e kryefamiljarit, në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak se gruaja vuante nga skleroza dhe çifti jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i kishin në emigrim.
Nga ana e uniformave blu hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

