Dyshimet/ Ndërhyri policia pasi gomonia me drogë pësoi avari në det
Polica e Vlorës ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme një gomone të ngarkuar me drogë dhe gati për transport. Po ashtu nga njoftim i policisë bëhet me dije se nuk ka asnjë të arrestuar, por operacioni vazhdon. Sot “Panorama” mëson se në mjetin e lundrimit u kapën 1.6 tonë kanabis sativa. Gomonia eshte pikasur rreth 17 milje larg bregut, dhe mendohet se skafistët janë larguar nga gomonia 8 metra e gjatë, pasi ajo pësoi avari.
Në njoftimin e Policisë thuhet se D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit. Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Por a do te ishte kapur gomonja nëse nuk do të pësontë avari dhe ikja e shpejt e drejtuesve te mjetit lundrues mund ta shtojë më shumë dyshimin për këtë trafik.
KOHA JONË SONDAZH

