Dyshimet për mosbindje, PD nis mbledhjen e deklaratave nga kandidatët pasues
Menjëherë pasi la mandatin e deputetit Lulzim Basha udhëtoi drejt Vjenës. Në rrjetet sociale u shpërnda një foto e kyetarit demokrat në aeroport me Shkëlzen Berishën.
Zyra e shtypit nuk shpërndau asnjë njoftim zyrtar ndërsa në rrjetet sociale vetë Basha tregoi se ndodhej në Asamblenë Parlamentare të OSBE, teksa ripostoi një postim të Partive Popullore Europiane, ku thuhej se kryedemokrati raportoi mbi situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend.
Basha qëndroi pak orë në Vjenë dhe u kthye në Tiranë sepse pasditen e së premtes kishte thirrur kryesinë e PD për aksionin opozitar në vijim.
Top channel mëson se në selinë e Partisë Demokratike ka nisur marrja e deklarimeve të kandidatëve pauses në listat e PD të cilët nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit që lanë kolegët e tyre. Edhe pse ka një vendim politik të Këshillit Kombëtar, procesi po ecën me ngadalë se sa dorëheqjet kolektive të deputetëve.
Në mungesë të Bashës në Tiranë Sali Berisha reagoi për ndërkombëtarët të cilët në bllok dolën kundër vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet.
Pas 28 vitesh, Sali berisha nuk do të ketë mandat deputeti. Ish-kryeministri kishte një përgjigje për të gjithë ata që e lidhin lënien e mandatit me frikën nga SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

