Dyshimet, shumë votues kanë prishur fletët e votimit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterie Luzi, gjatë një konference shtypi deklaroi se procesi i votimit vijon normalisht, ndërsa pjesëmarrja në votime deri në orën 13.00, në shkallë vendi, ishte 27.9%.

Më pak njerëz në votime kanë shkuar deri tani në Berat dhe më tepër në Gjirokastër.

Por megjithatë, pavarësisht thirrjes që u bëhen shqiptarëve, sidomos të rinjve që të shkojnë të votojnë nga përfaqësues të ndryshëm politikë apo edhe më gjerë, ka të dhëna në zona të ndryshme se shumë nga ata që kanë votuar deri tani, i kanë prishur fletët e votimit, duke mos preferuar të votojnë asnjë kandidat. Pjesëmarrjen në votime kësisoj mund të jetë edhe më e ulët, sa ç’është realisht në këto momente.

SHKARKO APP