Dyshohej për Covid-19, i riu nga Vlora rezulton negativ
Një 35-vjeçar nga Vlora ka rezultuar negativ me Covid-19. Mësohet se i riu kishte mbërritur nga Italia para 10 ditësh dhe kishte temperaturë të. lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.
35-vjeçari nga fshati Kotë është dërguar më ambulancë në Spitalin Infektiv, ku i është nënshtruar edhe testit, i cili për fat të mirë ka rezultuar negativ.
Ky lajm ka qetësuar edhe banorët e tjerë të fshatit, të cilët pasi e kishin marrë vesh rastin kanë qenë në ankth.
Deri tani Vlora nuk ka raportuar asnjë rast me virusin e ri. Ndërsa në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 59 raste me koronavirus, nga të cilët 2 kanë humbur jetën.