Dyshohej për koronavirus, dalin analizat për 50-vjeçaren nga Lushnja

Kanë dalë negative analizat e 50-vjeçares nga Lushnja e cila dyshohej se ishte e prekur nga koronavirusi. Shtetasja me iniciale M.V nga Lushnja kishte 2 ditë që kishte ardhur nga Padova e Italisë. Analizat e bëra në Tiranë dolën negative. Zonja shfaqi vështirësi në frymarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh duke ngritur dyshimet që ajo ishte prekur nga koronavirusi. /TCH/

SHKARKO APP