Dyshohet për pengmarrje në Durrës, autorët të veshur si policë

Persona të paidentifikuar dyshohet se kanë marrë peng një person në lagjen nr 1 në Durrës.

Policia bëri të ditur lajmin rreth orës 20: 40 minuta të mbrëmjes së 6 janarit.“Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kanë pasur veshje policie dhe janë larguar me një makinë tip Audi, me targa gjermane” informon policia.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP