Dyshohet se dhunuan një 15-vjeçar gjatë arrestimit, pezullohen tre punonjës policie në Tiranë

Tre oficere të patrullës së përgjithshme pranë komisariatit nr.6 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra.

Ata janë pezulluar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, ushtronin dhunë ndaj tij.

Punonjësit e pezulluar janë, R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?