Dyshohet se piu fostoksinë, e mitura shtrohet me urgjencë në spitalin e Fierit

Një 15-vjeçare është dërguar më urgjencë në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se ka pirë lëndë helmuese, fostoksinë.

Policia bën me dije se mitura është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore mbrëmjen e djeshme (10 shkurt), rreth orës 20:40. Sipas informacioneve, 15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?