Dyshohet se rojet e bankës bashkëpunuan me grabitësit e 3.5 milion eurove

 

Gjatë marrjes në pyetje, veçmas nga njëri-tjetri, dëshmia e punonjësve të policisë private nuk përputhet. Tre prej tyre, thanë se makina e grabitësve ka qenë me mbishkrim policie dhe fenelinë. Tre te tjerët flasin për një makinë të zezë dhe pa feneline policie.

Dy nga efektivët thanë se grabitësit ishin me uniforma si ato të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe me maska. Katër të tjerë i thanë hetuesve se grabitësit ishin të veshur me tuta sportive dhe maska në kokë. 

Dyshimet e hetuesve janë shtuar edhe pasi kanë mësuar se shoferi i blindit, nuk bëri asnjë përpjekje për t’i ikur grabitësve. Ai ka ndaluar makinën sapo iu zu rruga. Edhe pse karroceria dhe xhamat ishin të blinduara, nuk tentoi të largohej, të kundërpërgjigjej apo të telefonojë policinë, por së bashku me një tjetër roje të armatosur qëndruan pasivë, brenda në makinë. Në një minutë e gjysëm kohë, grabitësit qëlluan me mjete të forta dhe hapën një vrimë në xhamin e blinduar, nga ku kanë futur tytën e Kallashnikovit. Pas kërcënimit se do të qëllonin, punonjësit nga brenda mjetit hapën dyert.

3.8 milion euro, në dollarë amerikanë, australianë, kanadezë dhe paund britanikë ishin futur në 10 thasë.

Prokurorët dyshojnë se nga mënyra e veprimit, janë të njejtët persona që grabitën paratë e një spitali privat, paratë e bankës së nivelit të dytë në afërsi të stacionit të trenit dhe disa muaj pas kësaj ngjarjeje, krye

SHKARKO APP