Dyshohet se u plagos me armë zjarri, por familja e mohoi, niset drejt Tiranës Ardian Çapja
Ardian Çapja, që dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesit e të hënës është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Çapja dyshohet se është personi i cili ka qenë shënjestër i të shtënave me armë zjarri në Elbasan këtë të hënë, raporton Panorama.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur “Emin Matraxhiu”. Në spital për uniformat blu familjarët e tij kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar.
Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.