Dyshohet se vranë policin e FNSH, ja kush ishte objektivi i atentatit në Fushë-Krujë
Brilant Martinaj, një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e efektivit Xhulianao Prela. Dyshohet që objektiv i atentatit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj dhe shkak i ngjarjes ka qenë hakmarrja.
Brilant Martinaj rreth një muaj më parë është kthyer nga jashtë shtetit pasi Gjykata i ka hequr masën e arrestit ndërkombëtar për vrasjen e Xhuljo Prelës.
Bëhet me dije se dy viktimat e tjera të atentatit mafioz në Fushë-Krujë identifikohen si Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Makina e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të Niklës në fshatin Larushkë. Në makinën e autorëve është konstatuar edhe një armë zjarri automatik.