E aksidentuan apo e vr*në? Nëna e Brisilda Nexhipit: Trupi u fsheh në morg, vajza nuk…

22-vjeçarja Brisilda Nexhipi humbi jetën tragjikisht 6 muaj më parë dhe nëna e saj, Merita Nexhipi kërkon drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj. E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje.

“Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lë autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Zbuluam se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë”,-tha nëna e së ndjerës në ”Report Tv”.

Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon. 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. E reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Trupi i saj për 52 ditë qëndroi në morg.

SHKARKO APP