E akuzuar për vrasjen e çiftit shqiptar, gjykata tregon përse la në burg Elona Kaleshën: Është e rrezikshme, ja çfarë mund të bëjë
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elona Kaleshën, e cila dyshohet se vrau çiftin e shqiptarëve 5 vite më parë dhe trupat e tyre të masakruar i braktisi në rrugë. Gjykata italiane tha se vendosi këtë masë pasi ekziston mundësia e arratisjes dhe e kryerjes së ndonjë vrasje tjetër, ndaj e cilësojnë Kaleshën si vajzë “të rrezikshme, me bashkëpunëtorë dhe pjesë e një qarku delikuent me marrëdhënie të ngushta me njerëz të kalibrit të konsiderueshëm kriminal”.
Elona Kalesha, 36-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-partnerit të saj, u zhdukën para pesë vjetësh dhe u gjetën para disa ditësh të copëtuar në katër valixhe në një fushë pranë burgut Sollicciano në Firence.
Elona u fut në një qark delikuent
Sipas gjykatësit hetues, në fakt, Elona mund të vrasë përsëri sepse është “e rrezikshme, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një qarku kriminal”. I njëjti mjedis kriminal në të cilin mund të ketë ndodhur krimi i tmerrshëm i çiftit dhe në të cilin mund të lëvizin bashkëpunëtorët e saj, akoma të lirë.
/Faxweb.al