E bllokuar në dëborë, Manastarlliu jep lajmin e mirë për nënën e re

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarlliu përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook”, ka ndarë rastin e një nëne të re të izoluar nga dëbora, e cila ka arritur sjellë në jetë djalin e saj,  shëndoshë e mirë falë ndihmës së mjekëve në  Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Manastarliu në postim ka zbuluar edhe emrin e fëmijës, ndërsa shton se djali si fëmijë i tretë i familjes do të mund të përfitojë të paktën 120 mijë lekë.

“Një nënë e re?është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora❄ drejt ?Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë ? shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi?

Swiss Digital Desktop Reklama

?Aleksandro është fëmija i tretë i familjes dhe nga bonusi i bebes do të përfitojë ? #çekun 120 mijë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spitali Rajonal i Shkodrës, si të gjithë spitalet në vend, këto ditë të ftohta janë në gadishmëri për të pritur çdo emergjencë të mundshme në zonat të izoluara nga dëbora.
#eGjithëVëmendjaTeNjerëzit”, shkruan Manastarlliu në postim.

Kujtojmë që moti i acartë që ka mbuluar vendin, ka paralizuar qarkullimin në një pjesë të mirë të rrugëve në vendin tonë, duke krijuar avari edhe për emergjenca të ndryshme shëndetësore, deri te pamundësia e grave shtazëna për të lindur në spital.

Ditën e sotme në Elbasan, një grua në pamundësi për të shkuar në spital ka lindur në qendrën shëndetësore Labinot –Katund të Elbasanit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?