E bllokuar në Mykonos dhe shtatë muajshe shtatzënë, qeveria greke shpëton 19-vjeçaren shqiptare

Një 19-vjeçare shqiptare, shtatzënë në muajin e shtatë, është shpëtuar nga gatishmëria e plotë e emergjencave civile greke dhe zyrës së kryeministrit, pasi ajo paraqiti probleme shëndetësore. E reja ishte e bllokuar në ishullin e Mykonos, për shkak të motit të keq dhe duhej transportuar menjëherë në një spital të specializuar.

Ka qenë vetë kryeministri Mitsotakis, i cili ka urdhëruar që drejt ishullit turistik të niset avioni qeveritar. Në një kohë të shkurtër, 19-vjeçarja nga Puka është marrë dhe është dërguar për në spitalin “Aleksandria” në Athinë.

Mësohet se e reja, Adelina Gjeloshi, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?