E burgosura shtrohet me urgjencë te Infektivi, gardianët e veshur si infermerë e me armë në duar rrethojnë spitalin

Situata e përhapjes së COVID-19 vazhdon të jetë alarmante në vendin tonë. Ditën e sotme në Spitalin Infektiv është shtruar një paciente femër e prekur nga koronavirusi, kjo e fundit mësohet se po vuan dënimin në një prej burgjeve të Shqipërisë.

LSA ka realizuar disa foto të momentit kur e burgosura është sjellë në ambientet e Spitalit Infektiv me një ambulancë të vjetër, ndërkohë që shoqërohej nga disa gardianë burgjesh të cilët ishin veshur si infermierë.

Ajo që ra në sy gjatë transportit ishin efektivët e burgut, të cilët ishin veshur kokë e këmbë me mjetet mbrojtëse, ndërkohë që në dorë mbanin armët automatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?