E dëbuan nga Nisma ”Thurja”, reagon Rudina Hajdari: S’di gjë!
Rudina Hajdari thotë se nuk ka dije se është dëbuar nga nisma ”Thurje”. Vetëm pak orë pas deklaratës së Panio Sokos, i cili u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi, kështu që ka marrë fund ka ardhur dhe reagimi i Hajdarit.
“Lëvizja e re qe po krijojme quhet Nisma dhe pjese e saj jane edhe aktiviste te Nismes Thurje por jo vetëm. Jemi një grupim i larmishëm profesionistësh e qytetarët të cilët po kërkojmë ndryshim. Nuk e kam ndjekur deklaratën e Panos, por nga komunikimet që kam patur me drejtues të Thurjes, nuk di të këtë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall kaq shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme”,-u shpreh Hajdari.