“E dëgjova që po qante, thash bo bo ça ka ndodh”, zbardhet dëshmia e komshies së viktimës

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, një komshie e viktimës Eva Lera, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj ka rrëfyer se ngjarjen e ka zbuluar vetë vajza e tyre, që është studente në Tiranë.

Qytetarja ka thënë se Teodor Lera ishte tip xheloz dhe e kishte dhunuar edhe më parë gruan e tij, viktimën Eva Lera.

Ndër të tjera ajo ka treguar se çifti kishte tre fëmijë. Vajza e madhe jeton në Amerikë, djali është emigrant dhe vajza që ndodhet në Tiranë, për studime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komshia e Evës u shpreh:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka qenë tip shumë xheloz. Ai ishte pa punë vetëm kjo punonte. Vajza e madhe është në Amerikë, djali është emigrant dhe vajza është studente në Tiranë. Kur e shihje dukej tip i qetë. Hera e fundit që e ka qëlluar ka qenë dy vite më parë dhe e fali për hir të fëmijëve. Dëgjova Almën që po qante dhe thash bo bo ça ka ndodh.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?