E deportoi Italia, dibrani arrestohet në portin e Durrësit për trafik droge

Arrestohet në portin e  Durrësit një 36 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Policia ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme shtetasin Dino Abazi, lindur në Dibër dhe banues në Vlorë.

“Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abazi akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotikë”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ”Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?