E dërguan në Turqi pasi ishte rëndë, deputeti fiton betejën me Covid-19
Një tjetër deputet i prekur nga koronavirusi, sfidon dhe fiton luftën me virusin vdekjeprurës. Deputeti Enver Roshi ka fituar betejën me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë deputeti, i cili pa dërgimit në Turqi për një mjekim më të specialisuzar, thotë se tashmë e ka fituar betejën me këtë virus. Ai shpreh mirënjohjen për stafin mjekësor të spitalit ku u trajtua në Turqi.
”Nuk gjej fjalë për të shpehur mirënjohejnne për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qënia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”.
Deputeti Enver Roshi u nis drejt Turqisë pas komplikacioneve që pati, pasi u infektua me Covid-19. Lajmin për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore e dha në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja u shpreh se Roshi ishte rëndë.