E diel me mot të paqëndrueshëm vranësira, reshje shiu dhe borë në zonat malore
Për ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe periodike, duke nisur që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit dhe më pas do të shtrihen gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Lokalisht, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen kryesisht në veri dhe pjesërisht në zonat malore të juglindjes. Në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Në zonat malore mbi 900–1000 metra në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar, kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë nga verilindja në lindje me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 17 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2–3 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

