E diela e pazakontë, nuk ka garë
Gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme, kur edhe votohet, subjekteve politike iu ndalohet nga Kodi Zgjedhor që të të bëjnë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve. Kryeministri Edi Rama e mbajti takimin e fundit elektoral mbrëmë në Vlorë, duke i dhënë fund dhe një fushate të pazakonte, ku që pas 1991 opozita kryesore në vend nuk merr pjesë në zgjedhje.
Në zgjedhjet e së dielës, në 31 bashki të vendit, në fletën e votimit, do të ketë vetëm një kandidat, i cili është nga radhët e mazhorancës, në 30 të tjera gara më së shumti është me kandidatët e Bindjes Demokratike.
Opozita deklaron se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor deri në largimin e kryeministrit Rama dhe dënimit të personave përgjegjës që sipas saj shkatërruan dhe vodhën zgjedhjet në Dibër dhe Durrës në 2016 dhe 2017.
KOHA JONË SONDAZH

