E diela është e gjitha e juaja, dilni dhe shijojeni

Pas një jave të lodhshme pune përgatituni të shijoni në maksimum të dielën. Koha premton shumë. Sipas MeteoAlb do mbetemi nën mbizotërimin e kthjellimeve deri në mesditë.

Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të bëhen të dukshme përgjatë zonave lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat nga -2°c deri në 16°c.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.

SHKARKO APP