E diela kthehet në makth, pse po ecin kundravajtje në Tiranë-Durrës?
Moti i mirë dhe me diell ka bërë që shumë qytetarë me banim në Tiranë t’i drejtohen Durësit për të shijuar këtë të dielë.
Mirëpo qarkullimi madh i mjeteve ka bërë që të shkaktohet trafik në aksin Tiranë-Durrës.
Në video vihet re se si makinat nisin të ecin mbrapsht dhe më pas kthehen për të ecur në kundravajtje në mes të autostradës, për shkak të bllokimit të rrugës.
Në pak metra, në këtë aks rrugor janë shënuar dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja të rënda, duke u evidentuar vetëm dëme materiale. /Joq/
KOHA JONË SONDAZH

