E diela nis me aksident tragjik. Humbin jetën dy të reja, rëndë shoferi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës -Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të reja, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe pse dinamikat ende nuk janë sqaruar nga autoritetet, mendohet se drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shpejtësi me trafikndarësen e autostradës.

Një nga viktimat është 26-vjeçarja S.GJ, ndërkohë që identiteti i pasagjeres së dytë, edhe ajo e vdekur, nuk është zbardhur ende dhe autoritetet po punojnë për identifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?