E dielë, vendi do të ndikohet nga kthjellime dhe temperatura në rritje
Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime dhe temperatura në rritje. Sipas MeteoAlb, sot do të kemi një tërheqje të lehtë të valës së ftohtë, duke sjellë rritje graduale të temperaturave në ultësirën perëndimore, por mbeten me temperatura shumë të ulëta zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke theksuar ngricat në këto zona.
Orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.