E dielë vjedhjesh në Tiranë – “Skifterët” bëjnë kërdinë
Fundjava për shumëkënd është një moment relaksi, por nuk ka qenë e tillë për 6 persona në kryeqytet të cilët kanë rënë pre e grabitësve.
Sipas komunikatës zyrtare të botuar në faqen e policisë së shtetit vetëm gjatë së dielës në Tiranë ka pasur 6 vjedhje mes të cilave 3 banesa. Gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë shënuar 31 vjedhje.
Rastet e vjedhjeve në kryeqytet gjatë së dielës:
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 17.06.2018, shtetasi D.Z., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në Sauk, para magazinës së një firme, ku është punonjës, në mjetin tip “Fiat”, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.06.2018, në rrugën “Hasan Sufa”, në banesën e shtetasit B.Z., vjeç 45, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autori. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur banesën e shtetases K.K., vjeçe 61, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 17.06.2018, në rrugën “Llazi Miho”, shtetasit V.K., vjeç 72, banues në Tiranë, i kanë vjedhur motorin “Papaq”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mëzes, ka vjedhur 20 pllaka bakri. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 17.06.2018, në fshatin Marikaj, në lokalin e shtetasit L.Z., vjeç 27, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 6 televizorë plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

