E drejtë ligjore e policisë në Universitete? Flet ish-dekani

Ish-dekani i Histori Filologjisë, aktualisht deputet i LSI, Shezai Rrokaj ka sqaruar anën institucionale nëse ka apo jo të drejtë administratori që të njoftojë policinë e rendit në fakultete.

I ftuar në emisionin ‘Kafein’, Rrokaj shprehet se administratori nuk ka të drejtë, duke iu referuar edhe rasteve të pak ditëve më parë, pasi studentët u ngujuan në fakultetet e Ekonomisë, Juridikut, Inxhinierisë etj.

“Administratori ka të drejtë të ftojë policinë e rendit në ambientet e universitetit vetëm atëherë kur ka rrezikshmëri për dëmtimin fizik të objekte. Administratori s’ka lidhje për lirinë e shprehjes së studentëve që të ndërhyjë. Procesin mësimor nuk e garanton administratori, sepse kjo është një marrëdhënie që rregullohet me shefin e departamenti , dekanit dhe rektorit”, u shpreh deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?