E duan njerëzit BE-në? Sondazhi zbulon se ka diçka që nuk shkon
Apatia dhe armiqësia e Europës për projektin e BE-së, mund të hidhet brutalisht nga një hartë e cila vendos këmbanat e alarmit. Një studim historik i qindra rajoneve të Europës ngjall një pamje të zymtë për eurokratët, me bllokun që shënon vetëm pozitivitet në fushat kur merr miliarda nga fonde të centralizuara. Harta është krijuar nga hulumtuesit e “Cohesify”, një projekt i mbështetur nga Brukseli i cili synon të përcaktojë ndikimin e financimit të BE-së në qëndrimet ndaj projektit.
Në studim thuhet se jo më pak se një nga shtatë rajonet europiane kanë një mendim të mirë për Brukselin, ndërsa një pikëpamje e tretë tregon punën e eurokratëve me një dritë negative.
Studimi i publikuar nga tabloiti britanik “Daily Express”, thekson se në Gjermani, e cila supozohet të jetë zemra e eurofiliasve, aty rrafshohen qëndrimet ndaj Bashkimit Europian, si një institucion i vakët. Çuditërisht rezultatet e bllokut janë më të këqija në Greqi, e cila ka pësuar një dekadë recesioni dhe në Britani, ku vitin e shkuar votoi të tërhiqej nga blloku.
*Sondazhi zbuloi se njerëzit në zonat që marrin më shumë nga fondi i kohezionit të bllokut, si Europa Lindore dhe Spanja rurale, mburren vetëm me pikëpamjet “pozitive” të Brukselit.
*Në zonat që më parë kishin nivele të larta financimi por që i kishin tërhequr ato, perceptimet publike të BE-së janë ftohur ndjeshëm. I vetmi ngushëllim për Brukselin është se në përgjithësi shumica e votuesve në të gjithë kontinentin ndihen “të lidhur” me idenë e një komuniteti europian.
Rajonet e anketuara u ndanë në pesë kategori, bazuar në një kombinim se si njerëzit i perceptojnë institucionet e BE-së dhe se sa “të bashkangjitur” ata ndihen me idenë e unitetit evropian. Klasifikuar si: pozitive në përgjithësi, neutrale në të dyja aspektet, neutral por të bashkangjitur negatives, negativ ose neutral ndaj bllokut varësisht nga rezultatet e votimit.
Përfundimet
Rezultatet tregojnë se vetëm 13.6 % e rajoneve europiane e shohin projektin pozitivisht, krahasuar me 31 % që e shohin atë negativisht dhe 55.4 % që janë neutralë.
Megjithatë, shifrat tregojnë se 77.1 % e të gjitha rajoneve të anketuara ndihen të lidhur me idenë e bashkëpunimit europian, duke treguar imazhin e BE-së si një projekt paqeje.
Studiuesit përfunduan duke konkluduar se: “Qytetarët priren të jenë të lidhur ose të paktën neutral ndaj BE-së, edhe nëse nuk e miratojnë atë që ajo bën. Është më interesante se si në shumicën dërrmuese të rajoneve, kanë një imazh kryesisht negativ ndaj BE-së, ku qytetarët priren të jenë të bashkangjitur me bllokun”.
Apatia ndaj bllokut tenton të jetë e grumbulluar në rajonet më të pasura si në; Holandë, Gjermani, Francë dhe në Italinë Veriore, të cilat nuk marrin hua në Bruksel. Megjithatë, ata shtuan se ky këndvështrim neutral shtrihet gjithashtu në rajonet që ishin përfituesit kryesorë të fondeve të Kohezionit Social para se vendet e bllokut lindor të bashkohen si; Portugalia, Spanja dhe Irlanda.
Në të kundërt, pikëpamjet e vetme pozitive ndaj projektit u gjetën në vende si; Polonia dhe Rumania, të cilat “aktualisht përfitojnë nga një hyrje e madhe e fondeve të BE”. Britania pavarësisht nga Londra, me shumicë dërrmuese është negative ndaj BE-së. Irlanda e Veriut ka një pamje më të gjerë neutrale të projektit së bashku me fqinjin e saj, Republikën e Irlandës.
Eurokratët shqetësohen nga nivelet e negativitetit të përfaqësuara në Suedi, të cilat mbajnë zgjedhjet vitin e ardhshëm, ku në të cilin Partia euroskeptike e Demokratëve të Suedisë pritet të performojë mirë.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

