E frikshme/ 5 raste vetëvrasjesh në Durrës brenda 24 orësh, shpëtohen 2 persona

Me të vërtetë është një situatë alarmante ajo që po ndodh në qytetin bregdetar të Durrësit. Prej kohësh raportohen vetëvrasje të shumta. Por dita e djeshme duket se ka qenë edhe më e zezë.

Pesë raste kanë ndodhur brenda 24 orësh, ku fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë fatmirësisht janë shpëtuar.

Kështu gjatë ditës së djeshme në orën 17:00, në Sektorin Rinia, në banesë është vetëhelmuar  24-vjeçarja me inicialet B. B., e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18, ku një i moshuar me inicialet Sh. N., është hedhur nga kati i 3-të i banesës, duke gjetur vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti më i rëndë ishte i punonjëses së policisë Peranxhela Shahini, e cila qëlloi veten me armën e shërbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa pronari i një lokali ka tentuar ti japë fund jetës duke u qëlluar me thikë. Fatmirësisht 63-vjeçari me inicialet O. N., është dërguar me urgjencë në spital dhe është shpëtuar.

Po dje, në Kavajë një i ri, 27-vjeçari me inicialet A. Z., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar nga familjarët. Edhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?