E frikshme/ Çdo 17 minuta humbet jetën një person në New York për shkak të Covid-19
Sipas “New York Post”, situata në New York po bëhet dramatike, teksa çdo 17 minuta ndërron jetë një person për shkak të koronavirusit. Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 26.600, nga të cilët 5,250 të shtruar në spital në kujdesin intensiv.
Sipas të përditshmes së njohur, New York do të përballet me një epidemi më të keqe se ajo e Wuhan apo Lombardisë. Ndërkohë, që deri më tani në botë numri i të infektuarve ka kaluar shifrën e 600 mijë personave, teksa rekordin e vdekjeve e mban Europa me 20 mijë.
Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 832 persona, shifrat janë të frikshme, teksa alarmi është i madh edhe në SHBA. /R.Lika-Koha Jone/