E frikshme, helmet e rrezikshme shiten online

Edhe pse ligji ashpërsohet duket se abuzuesit nuk i trembën. Pesticidet e rrezikshme, të cilat nuk janë pjesë e listës së medikamenteve bujqësore të miratuar nga Ministria e Bujqësisë tashmë nuk tregtohen vetëm nën banakë nga farmacistët por i gjen fare lehtë edhe në web-sitet shqiptare.

Përmes një takimi të thjeshtë në internet dhe ajo që zbuloi është që kjo faqe agronomie tregton 6 helme të rrezikshme. Teknologjia duket se ka arritur të perfeksionojë kontrabandën dhe mënyrën e tregtimit. Me anë të këtij kontrolli zbulon shkelsin e ligjit që shet helme kontrabandë, pasi në të është shënuar edhe adresa e abuzuesit. Kjo formë tregtie vendos në rrezik sigurinë ushqimore.

Janë inspektorët e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit ata që duhet të kujdesen për konsumatorin. Tashmë puna e tyre duhet nuk duhet të jetë vetëm në terren, por edhe në faqet e internetit. Insekticidi Nurelle-d, herbicidet Amok0g, Damine 500 SL dhe fitohomonet maxim, neo-stop, lumakidn nuk janë pjesë e listës së pmb-ve por pavarësisht kësaj ato gjenden në tregun e helmeve bujqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?