E frikshme, mbi 34 mijë shqiptarë me statusin e refugjatit

Rreth 80 milionë persona, apo 1 për qind e popullsisë globale, u detyruan të shpërngulen nga vendbanimet e tyre në 2019-ën për t’i shpëtuar luftërave dhe persekutimit.

Një raport i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, tregon se sirianët, venezuelasit, afganët, sudanezët dhe birmanët vitin e kaluar përbënë më shumë se dy të tretën e 79,5 milionë refugjatëve dhe azilkërkuesve të botës.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri në fund të 2019-ës strehoheshin 128 refugjatë, 3 azilkërkues dhe afro 3,700 persona të padokumentuar. Ndërkohë anembanë botës, më shumë se 34 mijë shqiptarë rezultonin në statistikat e UNHCR-së, 15 mijë prej tyre jetonin me statusin e refugjatit dhe 19 mijë si azilkërkues.

SHKARKO APP