E frikshme! Në prill na pushtojnë alienët!

 

Janë bërë plane që, në një mbrëmje të prillit të vitit 2016, në qiell do të shihen shumë “UFO”, me qëllim të krijimit të panikut maksimal, apo të një “apokalipsi” në media. Por, në “UFO” nuk do të gjenden alienët e vërtetë, por fansat e tyre nga planeti ynë. Pra, do të bëhet fjalë për një mashtrim. Me dhjetëra vullnetarë nga e mbarë bota kanë pranuar që të marrin pjesë në këtë, që paralajmërohet si mashtrimi më i madh në histori.

Me këtë rast do të përdoret me mjeshtëri dituria  e disa dekadave rreth UFO-ve, për ta arritur një efekt sa më të madh. Do të ketë anije fluturuese me teledirigjues, të cilat do të lansohen rreth orës 8 të mbrëmjes, në mënyrë që “pushtuesit nga gjithësia” të shihen nga një numër sa më i madh i njerëzve.

Ende janë duke u zhvilluar diskutimet rreth asaj se si të arrihet efekti më i mirë i mundshëm. Por, ka edhe të tillë që kanë dalë me teorinë se tërë ky cirkus ka për qëllim që të qetësojë njerëzit rreth një okupimi të vërtetë nga jashtëtokësorët.

Një shaka e frikshme!

Por nje analist shqiptar tha se kjo pune si shaka me alienet me duket si puna e asaj punes qe tregonin ku nje bari bente shaka ne fshat e per t'iu futur friken fshatareve bertiste: " Ka ra ujku ne fshat!" dhe turreshin te gjithe per te kapur ujkun se u bente deme ne bageti.Por ujk nuk kishte ne te vertete. Kete pune e beri disa here dhe asnje nuk besonte me, derisa nje dite ra vertete ujku dhe ai bertiste "ore ka ardhur ujku me te vertete!", por asnje nuk e besonte. Dhe ujku beri namin ne fshat". 

Pra edhe kjo loje me alienet sikur ka pak "ujk fshati!".

SHKARKO APP