E FUNDIT/ Dy të plagosur me armë, tronditet Tirana: Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë

Është zbardhur ngjarja e rëndë tek zona e “Xhamllikut” në Tiranë, nga e cila mbetën dy të plagosur.

Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi për mediat se një nga efektivët e “Shqiponjave” ka ndaluar një person duke i kërkuar lejen e lëvizjes, ndërsa dyshonte se ai mbante diçka në çantë.

Dy te plagosur me arme ne Tirane, pamje nga vendi i ngjarjes

Personi i dyshuar u largua me vrap nga polici duke nxjerrë një armë nga çanta, të cilën ia ka drejtuar policit.

Sipas Jaupit, në këtë moment i dyshuari ia ka drejtuar armën efektivit të policisë duke e kërcënuar se do ta qëllonte.

Në këtë moment, polici ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, ndërsa personi dyshuar i ka drejtuar armën sërish nën kërcënimin se do ta qëllonte. Në këtë moment polici ka qëlluar në drejtm të tij duke e plagosur.

Rebani Jaupi:

Dua të informoj opinionin publik për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur. Një punonjës policie i cili i ka kërkuar dokumentet e identifikimit një qytetari ndërkohë që ky i fundit nuk i është përgjigjur. Në këtë moment polici i ka kërkuar qytetarit se çfarë po mbante në çantë, dhe qytetari ka tentuar të largohet por polici e ka ndjekur nga pas. Polici ka qëlluar në ajër ndërkohë që qytetari ka nxjerrë armën nga çanta dhe ja ka drejtuar policit. Në këtë moment polici i ndodhur nën kërcënimin e armës së qytetarit ka qëlluar në kushtet e mbrojtjes. Nga qitja e pistoletës ka marrë një plumb në këmbë një vajzë që kalonte rastësisht aty.

Kemi të bëjmë me një person të rrezikshëm me precedentë penalë por që policia do të japë më vonë detaje për këtë.

SHKARKO APP