E FUNDIT/ Konfirmohet rasti i parë me koronavirus brenda burgut, anëtari i grupit mafioz del pozitiv
Një shtetas italian që ndodhet në qelitë e burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Më herët në testin e parë ai kishte rezultuar negative, por pak kohë më vonë testi I dytë ka provuar se ai është bartës i virusit, ndërsa është e panjohur rruga përmes të cilës e ka marrë infeksionin.
Para se të mësohej lajmi ka reaguar edhe ambasada italiane e cila kishte dyshimet e saj dhe kërkoi informacion zyrtar për shtetasin e saj që ndodhet në burg.
I dënuari kërkohet të ekstradohet nga Italia pasi akuzohet se është pjesë e një grupi mafioz. Bëhet me dije se italiani është arrestuar nga RENEA në vitin 2016.
Ai është shtetasi Xh. Cosimo, i cili mendohet se është prekur nga covid-19 ndërkohë që mbahet në izolim prej një jave, i veçuar nga të tjerët.
/FAXWEB.AL