E FUNDIT/ KZAZ-së numër 6 në Bushat i vihet flaka
Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje.
Paraprakisht flitet edhe për dy polic të lënduar nga molotovi. Ende nuk ka detaje të tjera.
Në shumë KZAZ të vendit po zhvillohen protesta. Në Berat, protestuesit me thirrjet “Rama ik” janë mbledhur përpara KZAZ 64 në Berat. Forca të shumta policie janë dislokuar atje për të mbajtur nën kontroll situatën.
KOHA JONË SONDAZH

