E FUNDIT/ Masakra e Bllokut, arrestohet pronari i lokalit

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga mbrëmja e 4 tetorit, ku në zonën e Bllokut, u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë, vijon të ketë zhvillime.

Së fundmi Redi Popesku, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi masakra është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por me sa duket dëshmia e tij më shumë ka ngatërruar policinë.
E pas 17 ditësh hetime, policia i ka vënë prangat Popeskut, i cili dyshohet se ka fshehur armën e Ervis Martinajt menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lokalin e tij në Bllok më 4 tetor u regjistrua masakra e Bllokut, ku komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?