E FUNDIT/ Tentohet të grabitet pika e këmbimit valutor te “Fresku”

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e Freskut në Tiranë është tentuar të grabitet mesditën e sotme.

Sikundër raportohet,  një person ende i paidentifikuar ka shkuar në pikën e këmbimit valutor dhe i ka kërkuar punonjës 3 mijë euro.

Kur është ndeshur me refuzimin e punonjës, personi në fjalë ka nisur të godasë xhamin mbrojtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë punonjësja e këmbimit valutor që ka kërkuar ndihmën e banorëve për rreth duke bërtitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori i dyshuar është larguar me vrap përpara mbërritjes së policisë, pasi disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të punonjëses së pikës së këmbimit valutor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?