”E gjetëm poshtë urës”, Klodiana Lala tregon historinë tronditëse nisur nga ngjarja në Shkodër

Gazetarja Klodiana Lala tregon detaje nga ngjarja në Shkodër, ku Alma Arrazi u mbyt në lumë me tre fëmijët e saj. Duke raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në 2 maj, Lala ngre pikëpyetjen “si ka mundësi që nuk ka pasur dëshmitare në vendngjarje, në një orar kur ka trafik në urën e Bunës”.

”Mesa nga dëgjuar nga njerëz të afërm, lidhja e tyre nuk ishte pranuar nga asnjëra prej familjeve në fillim, pasi Alma ishte 8-9 vite më e madhe në moshë. Ditën e ngjarjes, ka dalë, ka takuar kunatën, nusen e vëllait të bashkëshortit. Aty ka mësuar për tradhtinë e Erdgysit, papritur çohet nga kafja dhe shfaqet pranë urës mbi lumin Bunë, sipas pamjeve nga disa pamje sigurie. Mendohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të datës 2 maj. Më bën përshtypje se në atë orar, ura është e ngarkuar, nuk e kuptoj dot si nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Është e habitshme”,-tha Lala.

Për të gazetarja apeloi për ndërgjegjësim, teksa tregoi një rast personal të një gruaje që vite më pare e gjeti në urën e Lanës. ”Bashkë me kolegen time Anila Hoxha, para disa vitesh, takuam krejt rastësisht një të njohurën tonë, e cila ishte shkolluar shumë mirë dhe kishte përfunduar të jetonte poshtë urës së Lanës. U tronditëm shumë, por ne nuk qëndruam duartkryq. Gjetëm kontaktet e familjes, e qendrave pritëse, mjekëve. E kemi marrë në atë gjendje në mjerueshme dhe u munduam ta orientonim. Ajo vajzë sot ka punë në një institucion dhe ka një jetë të shëndetshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?