E gjithë bota me sytë nga qielli për raketën kineze prej 18 ton që po rrëzohet
E gjithë bota me sytë nga qielli se ku do bien saktësisht në Tokë mbeturinat e raketës kineze që janë në rënie të lirë. Raketa kineze ka dalë jashtë kontrollit.
Mbeturinat e raketës që peshon plot 18 tonë pritet të rrëzohen në tokë mbrëmjen e sotme ose mëngjesin e të dielës.
Ushtria amerikane po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, se ku saktësisht do bien në Tokë. Pak a shumë e kanë përcaktuar (Azia qendrore) por përsëri frika e ndonjë devijimi nga trajektorja e parashikuar të rënies së lirë mbetet te specialistët amerikanë.
Kina e lëshoi raketën e quajtur Long March-5B në 29 prill. Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë duke shkaktuar dëme.

KOHA JONË SONDAZH

