E gjithë familja transportonte drogë! Mediat italiane japin detaje për aksionin me 18 të arrestuar shqiptarë

Të tjera detaje janë zbuluar nga aksioni i zhvilluar një ditë më parë në Itali ku u arrestuan 19 persona, 18 prej të cilëve shqiptar.

Sipas mediave italiane, ky rrjet kriminal drejtohej nga një familje shqiptare: Babai, nëna dhe djali. Të tre këta persona u arrestuan në Shqipëri. Ardian Korriku, 54 vjeç, djali i tij Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe bashkëshortja Etleva Adami 46 vjeçe, organizonin të gjithë linjën e trafikut të drogës nga Holanda dhe Shqipëria në drejtim të Italisë, ku dhe më pas e shisnin.

Ata trafikonin kryesisht, kokainë, heroinë por dhe kanabis. Mediat italiane e përshkruajnë kryefamiljarin Ardian Korriku një sipërmarrës të vërtetë droge pasi kujdesej që të mos binte në syrin e autoriteteve. Hetimet për rastin nisën tre vite më parë, pas kapjes së një shqiptari dhe një gruaje italiane të cilët po transportonin me një makinë 2 kilogramë heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas zbërthimit të telefonatave, të dy të ndaluarve prokuroria italiane arriti të identifikonte dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, duke prangosur më herët dhe 17 korrierë që bënin transportin e drogës. Ndërkohë numri i personave të vendosur nën hetim deri më tani, sipas mediave italiane është 65.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?