E gjithë kjo drogë doli nga shtëpia e shqiptarit, ja gabimi fatal

Një sasi prej 110 kg drogë është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga ka përfunduar një 47 vjeçar me kombësi shqiptare.

Lëvizjet e dyshimta të shqiptarit me iniciale I.J., natën e kaluar bënë që policia të ngrinte një shërbim vëzhgimi pranë shtëpisë së tij.

Kur ai po kthehej në banesë, vuri re rreth e rrotull për të kontrolluar se askush nuk po e ndiqte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet për këtë sjellje bënë që karabinierët të ushtrojnë kontrolle në banesën e tij duke gjetur 82 qese me vakum, brenda të cilave gjendej marijuanë me një peshë totale prej 110 kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drogës u konfiskuan dhe I.J. u arrestua në flagrancë duke përfunduar në qelitë e paraburgimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?