E goditi rrufeja teksa kulloste bagëtitë, vdes 22-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet E Enjte, 12 Gusht 2021 01:18
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku ka humbur jetën tragjikisht një i ri shqiptar.
Ngjarja ndodhi të shtunën, në Eordea, Kozani. “Zogla” shkruan se 22-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një rrufe teksa kulloste bagëtitë.
Mësohet se trupi i pajetë i të riut u gjet nga një tjetër shqiptar. Ndërkohë, nga rrufeja pak orë më vonë humbi jetën edhe një shtetas grek.
KOHA JONË SONDAZH

