”E goditi vëllain me foshnjën në krahë”, flet e motra: Ajo është agresive, çudi pse Policia nuk e ka arrestuar
Një burrë është viktimë e dhunës në familje. Një grua shtatzënë qëlloi me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj, Erald Toskun pas një konflikti në banesë.
Motra e Toskut në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen. Ajo rrëfeu se vëllai i saj ka qenë në gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë duke qenë se çifti banonte në një shtëpi me qira, por bashkëjetuesja e tij ka kundërshtuar.
”Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë. Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, rrëfeu ajo.
Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte 6-muajsh dhe ishte edhe shtatzënë. Ndaj dhe prokurori për këto arsye nuk ka pranuar ta arrestojnë, por të procedohet në gjendje të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

